December 2, 2017

THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE

Qendra Shqiptare e Sigurisë e Shëndetit në Pun√ (AOSHC), në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve dhe forcimi i rolit të organizatave rajonale të shoqërisë civile për përmirësimin e kushteve të punës dhe dialogut me institucionet shtetërore”, zbatuar në kuadër të Instrumentit Europian Europe Aid / 150147/ DH / ACT / PRAREG, i mbështetur nga Komisioni Evropian në Bruksel, ju fton të merrni pjesë  në   sesion informativ  “Thirrje për grante për organizatat e shoqerise civile dhe mediatike”.

Qëllimi i kësaj thirrjeje është të krijoje lidhje efektive midis organizatatve te shoqërisë civile dhe organizatave te mediave në promovimin e praktikave për sigurinë dhe shëndetin në punë, çështjeve sociale dhe kushteve të punës dhe rritjen e përfaqësimit, besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë te organizatave te shoqerise civile në rajonin IPA.Keto grante synojnë të mbështesin organizatat e shoqerise civile/mediave per te kryer hulumtime rreth sigurisë dhe shëndetit në punë në rajonin IPA.

 

Data:                                                                 6/12/2017

Vendi i zhvillimit te aktivitetit:           Hotel DIPLOMAT, Tirane

Addresa:                                                          Rr. Sulejman Delvina, Nd.61, H.2 1022 Tirane

Koha e zhvillimit te aktivitetit:             10.30-12.30

 

Ne aktivitet do te trajtohen

  • Qëllimet dhe prioritetet e “Thirrje per aplikim per grante”
  • Aspektet procedurale dhe kontraktuale të aplikimit dhe perdorimit te granteve.
  • Pyetje dhe Përgjigje

Ju lutemi konfirmoni pjesemarrjen tuaj në adresën

E-mail: fgjino@hotmail.com

Mob: +355674400299

Uncategorised
About agjino

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by themekiller.com